Korça është kthyer në një destinacionet kryesore të turizmit në vend.
Gjatë vitit të kaluar, Korça u rendit qyteti i dytë me fluksin më të lartë të vizitorëve vendas. Sipas statistikave 12,2% e udhëtimeve janë kryer për në qytetin juglindor. Ndërsa Tirana mban vendin e parë me 27,1% të vizitorëve dhe Vlora me 11,1 % në vendin e tretë.
Turizmi në qytetin e Korçës, ka dy pika të rëndësishme që janë mjaft të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj. Fshatrat Voskopojë e Dardhë. Përveç klimës malore, me pyje të dendur me pisha e bredha, dhe prezencën e një peizazhi mbresëlënës, turistët mund të gjejnë pjesë nga historia, trashëgimia kulturore që janë asete të çmuara për këtë zonë. Gjatë dimrit të dy këto fshatra turistikë ofrojnë pista skijimi për vizitorët e tyre.
