Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Lame bën deklaratën ‘bombë’: Më kanë kërcënuar për çështje pronash, gati zgjidhja për ata që nuk kanë marrë legalizimin

10:41 / November 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan lame2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame në një emision mëngjesi deklaroi se ai është kërcënuar për çështje pronash nga idividë të ndryshëm.

“Me kanë kërcënuar për punë pronash”, deklaroi Lame, duke shtuar se rastet kanë qënë nga më të ndryshmet, që nga ato seriozet deri te rastet e njerëzve që të stërlodhin.

“Kërcënime për punë emërimesh nuk kam marrë, për punë pronash po, sepse ka një gjë nuk e bën dot pa specialistë.

Duhet të jesh profesionist, ndërsa të jesh punonjës te hipoteka duhet të jesh o jurist me bagazh, o topograf, prandaj kamë bërë thirrje që më lini o të bëj këtë o të bëj atë”, tha Lame, ndërsa nuk preferoi të tregojë një rast konkret, por theksoi se i ka denoncuar këto raste dhe ka marrë mbështetjen e qeverisë.

“Nuk mund të them raste. Është normale ka pasur disa raste, që nga rastet serioze dhe unë i kam referuar, derit te rastet e njerëzve që të stërlodhin por kur ikin qetësohem.

I mirëkuptoj në fakt se janë të dërmuar duke pritur me vite dhe kur i thua duhet të shkosh në gjykatë sikur i ke vrarë. Por sinqerisht më duhet të falenderoj qeverinë sepse më ka dhënë shumë mbështetje”, deklaroi më tej drejtori i Kadastrës.

Gjithashtu Artan Lame tha se kanë mbetur shumë objekte pa u legalizuar për shkak të vështirësive.

“Qeveria është e impenjuar të japë zgjidhje. Ne po e përgatisim dhe do e kemi shumë shpejt. Bëhet fjalë për objekte që kanë vështiresi. Sigurisht nuk do legalizohen të gjitha sepse ka nga ata që kanë bërë kioska e baraka vetëm për të zënë vend apo kanë cënuar prona me interes zhvillimi. Por do të shihet me shumë kujdes që t’i japim fund këtij procesi”, deklaroi Lame.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.