Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Hahn vizitë në Kosovë, ka merak taksën ndaj produkteve serbe

12:06 / January 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë në Bashkimin Europian, Johannes Hahn viziton këtë të enjte Kosovën. Hahn është paralajmëruar se do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai do të qëndrojë në Kosovë në kohën kur Qeveria e Prishtinës nuk është tërhequr nga vendimi për taksën prej 100 për qind mbi produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Vendosja e kësaj takse doganore ka shkaktuar reagime të ashpra nga mekanizmat ndërkombëtarë. Vet kryeministri Haradinaj, në prag të vizitës së tij është shprehur se i mirëpret sugjerimet e komisionerit Hahn për taksën.

“Kosova ka arritje në agjendën europiane. Kemi një agjendë dhe ju e dini që MSA-në e kemi kthyer në ERA. ERA1 është zbatuar, ERA2 ka filluar. Komisioneri është palë për Kosovën në këtë agjendë. Njëkohësisht, Kosova ka një agjendë me BE-në për liberalizimin e vizave, teksa ne kemi përmbushur të gjitha kushtet. Tani ka lindur edhe një temë e re, që është taksa. Taksa lidhet me njohjen nga Serbia, jo me këto dy të parat. Ndaj mirëpresim çdo sugjerim, çdo këshillë, edhe mundësinë për të biseduar me komisionerin Hahn”, tha Haradinaj.

Ndërkohë Serbia, e cila para vendosjes së kësaj takse eksportonte mallra në Kosovë në vlerë mbi 1 milion euro në ditë, ka kërkuar heqjen e taksës, si kusht për vazhdimin e dialogut ndërmjet dy shteteve.

hahn taksa vizite
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.