Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia operacion në Tiranë/ Arrestohen tre persona, shpërndanin kokainë dhe heroinë

13:01 / November 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1567258992 policiadurres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka finalizuar dy operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Blutë e Tiranës sqarojnë se në një operacion të koduar “Farka” janë vënë në pranga F. L., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe I. Z., 24 vjeç, banues në Tiranë.Dy të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike kokainë, kryesisht gjatë mbrëmjes, në zonën pranë liqenit të Farkës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Agush Gjergjevica”, policia i ka kapur në flagrancë me 11 gr. lëndë narkotike kokainë, 37 300 lekë dhe një sasi valute, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Po ashtu, në një operacion tjetër, policia e Tiranës bën me dije se është vënë në pranga S. H., 57 vjeç, banues në Tiranë.

57-vjeçari ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta, kryesisht heroine, në zonën e Alliasit, Tiranë.

Ai është kapur me doza me heroinë, me peshë 8.4 gr, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën edhe 2 thika, qese farmaceutike, një peshore elektronike, 3 800 lekë dhe 3 aparate celulare, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Janë sekuestruar në total gjatë kontrolleve të ushtruara: 11 gramë lëndë e dyshuar kokainë, 8.4 gramë lëndë e dyshuar heroinë, 6 aparate celulare, 2 thika, peshore elektronike, 41 100 lekë dhe një sasi valute, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijon lufta me flakët në Mallakastër, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në Panahor

08:39 / August 7, 2026

Rama: Punimet në aksin Elbasan–Qafë Thanë po ecin me ritme të larta, lidhja me juglindjen do të modernizohet

08:29 / August 7, 2026

Shqipëria nis aplikimin e injeksioneve në sy kundër verbërisë te bebet

18:20 / August 6, 2026

Shkodër, 49-vjeçarja humb jetën në spital, dyshohet se konsumoi sasi të madhe medikamentesh

17:40 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.