Shpëtimi i vogëlushit Alvin nga kampi i tmerrit “Al Hawl” në Siri, përmes një operacioni kompleks me pjesëmarrjen e e drejtpërdrejtë të shumë, organizatave, faktorëve dhe aktorëve politikë, u realizua me sukses. 11 vjeçari pas pak orësh do të niset drejt Italisë ku edhe do të bashkohet më të atin dhe dy motrat e tij.
Përmes një statusi në rrjetin social facebook, Kryeministri Edi Rama shpreh falenderimet e tij për të githë ata që bën të mundur realizimin e këtij operacioni shpëtimi.
Rama ka falenderuar gjithashtu edhe konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, një emër pak të përmendur deri më tani, por “që luajti një rol të pazëvendësueshëm”-siç shkruan Kryeministri, dhe ai quhet Marc Ghorayeb.
Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm🙏-shprehet Rama.
https://ambasadaime.gov.al/marc-iskandar-ghorayeb/
Lexo edhe: Rama: Alvin po kthehet në shtëpi
TIRANANEWS.AL



