Një 61-vjeçar është arrestuar pasi është konfliktuar me punonjësit e bashkisë së Kamzës, dhe i ka kërcënuar këta të fundit me fjalë për jetën.
Policia e shtetit mbërriti në vendngjarje ku në shtëpinë e tij gjeti një armë zjarri kallashnikovë. Punonjësit e bashksië së Kamzës ishin duke kryer punime në një tokë kufi me tokën e 61-vjeçarit thotë policia, dhe kur ai po futej në banesë i ka kërcënuar.
“Me marrjen dijeni për rastin, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy shërbime të patrullës dhe specialistë për parandalimin dhe hetimin e krimit, të cilët kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe gjatë kontrollit të banesës dhe ambienteve në pronësi të këtij shtetasi, Policia gjeti një armë zjarri pushkë dhe fishekë luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
