Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Çfarë duhet të hani nëse vuani nga hemorroidet?

14:08 / November 8, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hemorroidet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një regjim ushqimor korrekt është hapi i parë për të lehtësuar simptomat e bezdisshme të shkaktuara nga inflamacioni i hemorroideve, duke nisur që nga konsumi i vakteve të lehta të pasura me fibra (perime, fruta e drithëra integrale) dhe ujë.

Kombinimi i tyre krijon një feçe të butë, e cila mund të dalë lehtësisht jashtë, dhe duke reduktuar kështu sforcimin e dhimbshëm gjatë këtij procesi. Për më tepër është thelbësore për parandalimin e episodeve të tjera.

Për sa i përket ujit është e rëndësishme të konsumoni të paktën 1.5-2 litra ujë, ndërkohë që regjimi ushqimor duhet të përfshijë të paktën 30 g fibranë ditë, dhe rekomandohet që konsumi të rritet gradualisht për të shmangur fenomene si meteorizmi.

Çfarë nuk duhet të hani
Të gjithë pacientët që vuajnë nga inflamacioni i hemorroideve rekomandohet të kufizohet ose shmanget konsumi i ushqimeve pikante, djathrave të stazhionuara, salçiçet, butakët, çokollata, alkooliket dhe dozat e larta të kafeinës që gjendjen tek kafej, dhe pijet me gaz me bazë koka kolën.

STILI I JETËS
Një aktivitet fizik i rregullt është shumë i rëndësishëm për mirëqënien e organizmit, qoftë për sistemin kardiovaskular dhe për funksionalitetin e zorrëve. Një jetë aktive e bën më të thjeshtë mbajtjen e një peshe të duhur, dhe favorizon lëvizshmërinë e zorrëve, duke reduktuar rrezikun e kapsllëkun.

Pacientët e predispozuar për inflamacion të hemorroideve rekomandohet:
Të shmangë qëndrimin ulur në tualet për një kohë të gjatë
Dalja jashtë gjithmonë kur është nevoja, pa e shtyrë më vonë në kohë
Gjatë defekimit vendosini këmbët mbi një stol të vogël, pozicioni më favorizues për daljen jashtë të feçes.
Shmangni qëndrimin për një kohë të gjatë pa ndryshuar pozicionin (ulur apo në këmbë qoftë)
Shmangia e sforcimeve shumë intensive
Kujdesi për higjinën intime
Përdorni të brendshme pambuku ose fibra të tjera natyrale
Shmangni dushin me ujë shumë të nxehtë

Kremërat dhe ilaçet e tjera
Nga këndvështrimi i trajtimit me ilaçe fillimisht ndërhyhet në nivel lokal, me aplikimin e kremërave me bazë përbërës aktivi kortizonin dhe anestezikëlokal, si Proctoclyn, Proctosedyl, Proctosoll etj, ose preparate analoge në formën e suposteve me qëllim lehtësimin e shqetësimeve kryesore të shkaktuara nga hemorroideve.

Kur gjatë simptomave ka dhe gjakderdhje duhet të shmangni përdorimin e kortizonit i cili do të vononte shëriminduke përdorur ilaçe që nuk e kanë këtë substancë, si Ruscoroid apo Preparation H.

Kur ilaçet me efekt lokal nuk janë efikase atëherë duhet të drejtoheni drejt ilaçeve që merren nga goja me funksio kapilaroprotektiv, në gjendje të mbrojë muret e enëve të gjakut duke reduktuar kështu fryrjen, gjakosjen dhe dhimbjen. Të kësa kategorie janë flavonoidët, për të cilët nuk ka nevojë për recetë mjekësore.

AKULL NË HEMORROIDE? JO

Gjerësisht besohet se për të lehtësuar simptomat e hemorroideve vendoset akull, por asgjë nuk është e vërtetë.

Të vendosësh akull në hemorroide provokon në fakt një rritje në tonin e sfinkterit anal, duke favorizuar tkurrjen e enëve të gjakut tashmë të përflakur dhe irrituara. Akulli në fakt, duke favorizuar ngushtim të enëve të gjakut, rrit më tepër presionin e gjakut në vend duke përkeqësuar kuadrin klinik.

Prandaj këshillohet përdorimi i kompresave të vakëta, për 10-15 minuta, duke e përsëritur 2-3 herë në ditë./ MeMjekun.com

hemorroidet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.