Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Familja e Kacifas letër kryeministrit grek: Të zbardhet e vërteta

17:18 / November 8, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kacifas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një vit më parë në Bularat u vra nga RENEA Katsifas.

Prindërit e Konstantinos Katsifas, i kanw shkruar kryeministrit Grek, Mitsotakis për të ushtruar presion diplomatik palës shqiptare, me qëllim zbardhjen e sëë vërtetës së vdekjes së djalit të tyre.

Letra përfundon me një thirrje drejtuar Kryeministrit Grek për të kthyer vëmendjen e tij në vendin e tyre “para se të jetë tepër vonë”, siç shprehen ata.

Letra e prindërve të Kacifas, drejtuar kryeministrit grek

LETRA

Z. Kryeministër,
Një vit më parë djali ynë Kostandin Katsifas siguroi që fshati ynë të vishej me blu dhe të bardhë për të nderuar kujtimin e vjeshtës së vitit 1940.

Sot, një vit pas, Kostandini ynë, nuk është më këtu, siç e dini u ekzekutua nga forcat speciale të policisë shqiptare në fshatin tonë Bularat, më 28 tetor 2018.
Por këtu është shpirti i tij që kërkon justifikim me “pse?”.

Pse u ekzekutua i rrethuar në mal nga qindra burra të Policisë Shqiptare, ndërsa ai mund të ishte arrestuar?
Pse na torturuan për dhjetë ditë dhe e tërhoqën kufomën e fëmijës sonë pa na lënë ta shohim?

Pse ata ndryshuan gjithçka duke ndërhyrë në trupin e djalit tonë dhe duke na penguar ne si prindër të bënim ekspertizën tonë?
Pse nuk i respektojnë të drejtat tona fetare dhe ndaluan punimet për përkujtimoren e fëmijës sonë?

Pse janë terrorizuar prej një viti anëtarët e Minoritetit Kombëtar Grek që po na mbështesin në dhimbjen tonë? Ata merren në pyetje, terrorizohen dhe shpallen të padëshiruar. Për një vit tani autoritetet shqiptare nuk kanë lëshuar një raport mbi rrethanat e vrasjes së Kostandinit tonë.

Z. Kryeministër,
Ne e kuptojmë barrën e përgjegjësisë që ju keni, por shpresojmë dhe kërkojmë nga ju që të ndikoni për lëshimin e menjëhershëm të përfundimit të vrasjes së djalit tonë, në mënyrë që ne si prindër të mund të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të mbajtur të gjallë kujtimin e tij. Kostandini nuk ishte fëmija i keq që autoritetet shqiptare donin të promovonin. Kostandini ishte një njeri me zemër të mirë dhe me zemër të këndshme që e donte shumë Greqinë. Dora e tij nuk ishte e armatosur për të marrë jetë, ai nuk mundi, pasi besimi i tij i thellë në Zot dhe vlerat e krishtera nuk e lejuan.

Reagimi i tij ishte rezultat i indinjatës në të gjitha ato që po përjetonte. Pakënaqësia për atë që ka qenë dhe vazhdon të kalohet nga njerëzit e Epirit të Veriut që nuk guxojnë të reagojnë sepse frika e mposhti atë. Djali ynë guxoi dhe ne jemi krenarë për të.
Me vrasjen me gjakftohtësi të Kostandinit, Shqipëria ka treguar edhe një herë se nuk respekton Pakicën Kombëtare Greke dhe të drejtat e saj.

Z. Kryeministër,
Ne ju kërkojmë të ktheni sytë nga vendi ynë përpara se të jetë vonë. Me respekt Jani dhe Vasilia Katsifa”.

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.