Konsumojnë alkool në lokal e më pas dhunojnë keq pronarin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dunicë të Pogradecit, ku pre e dhunës ka rënë Erjon Çollaku, i cili mbeti pa ndjenja.
Sipas informacioneve të News 24 ai është transportuar në spital, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht se ka marrë dëmtime në të gjithë trupin.
40-vjeçari pasi ka denoncuar rastin në policinë lokale, ka deklaruar se nuk i njihte dhunuesit, duke mohuar të ketë pasur konflikte.

