Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zv/kryeministri dhe ministrat betohen, Rama dhe Ruçi bojkotojnë Metën

15:09 / January 17, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
m 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot u bë betimi përpara presidentit Ilir Meta të zëvendëskryeministrit dhe ministrave të rinj të kabinetit “Rama”. Gjatë kësaj ceremonie ndryshe nga herët e tjera, në Presidencë nuk u paraqit kryeministri Edi Rama, por ai u përfaqësua nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjell Agaçi.

Po ashtu ra në sy dhe mungesa e Kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruçi, i cili është përfaqësues në ketë ceremoni nga nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi.

Ditët e fundit, kryeministri Rama dhe presidenti Meta janë përfshirë në një ‘betejë’ akuzash me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar dhe fjalët e rënda si “pengmarrës’ apo ‘shantazhues’.

Vetë Rama nuk është dekretuar ende nga Meta, pasi ai është vetëpropozuar si ministri i ri Punëve të jashtme, deri në shprehjen e Gjykatës Kushtetuese për “ngërçin” e krijuar me kandidatin për ministër, Gent Cakaj.

Ndërkohë që pjesa tjetër e ministrave të rinj të votuar një ditë më parë janë shfaqur të qeshur në presidencë, disa momente para se të vënë dorën mbi Kushtetutë. Në sy ra shtrëngimi i veçantë i duarve mes Ilir Metës dhe zv.kryeministrit, Erion Braçe.

Bojkot Meta ministra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026

Policia i largoi nga Ministria e Arsimit, protestuesit para Kryeministrisë

15:59 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.