Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të Balldrenit.
Në aksident janë përshirë një makinë me një motor.
Njoftimi i plotë i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”, mjeti me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç,banues në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
