E pabesueshme por e vërtetë! Një gol spektakolar është shënuar në kampionatin Irlandez të futbollit.
Futbollisti, Connor McDermott shënon një gol fantastik, nga më tepër se 60 metra distancë, në ndeshjen Cliftonville-Warrenpoint Town.
Ekzekutimi i tij magjeps të pranishmit në shkallët e stadiumit dhe lë pa fjalë shokët e skuadrës. Ky finalizim i rrallë shumë shpejt u bë viral në rrjete sociale.
Ndërkohë, Connor McDermott gjatë festës së golit, reklamon muskujt e tij si për të treguar potencialin e tij fizik.