Ervis Iljazaj
Që nga momenti që Vetevendosja doli partia e parë në zgjedhjet për Parlamentin e Kosovës dhe lideri i saj Albin Kurtit u bë kandidati për Kryeministër, në mënyrë të cuditshme kjo ngjarje krijoi një entuziazëm te të djathtët shqiptarë. Njërëz të medias, politikanë të Partisë Demorkatike, apo opozitarë të natyrave të ndryshme treguan nje euforizëm të pakuptimtë, aq më tepër për majtistin dhe në disa raste ekstremistin e majtë Albin Kurtin. E gjitha kjo mbështetje për Kurtin, për profilin dhe vizioni e tij politik, ndër të tjera, është në kundërshti me idealet dhe vizionin e Partisë Demorkatike, parti e cila u krijuar pikërisht për ato vlera që Kurti i kritikon sot me programin e tij elektoral.
E vetmja arsye se përse e djathta shqiptare tregoi një entuziazëm të tillë ishte fakti se marrëdhëniet midis Ramës dhe Kurtit nuk ishin të mira. Në këtë kuptim, në mënyrë plotësisht naive opozita shqiptare mendoi se protagonzimi i Kurtit do të eklipsonte atë të Ramës, dhe se marrëdhëniet e tyre jo fortë të mira do të dobësonin pozitat e Ramës këtu në Shqipëri. Mirëpo, nuk zgjati shumë dhe të gjitha këto mite ranë, dhe kohët e fundit me sa duket të gjithë entuziastët janë kthyer me këmbë në tokë dhe nuk flasin më për mesian Albin Kurti .
Në të vërtetë, fenomeni Vetëvendosje i dobëson apo i forcon pozitat e Ramës në Shqipëri?
Lëvizja Vetëvendosje sic të gjithë e dinë është prezente edhe në Shqipëri. Jo në përmasa të mëdha, por projekti për të ardhmen ekziston për ta shtrirë pushtetin e saj edhe ne garën politike shqiptare. Madje, nëpërmjet një komunikate Vetëvendosja në Shqipëri ka parlajamëruar një marshim kombëtar me idenë për të mbrojtur cështjen kombëtare dhe bashkimin e kombit si e vetmja mënyrë për të patur zhvillim dhe integrim të plotë.
Ky marshim kuptohet fare lehtë se shkon në favor të Edi Ramës. Nëse ka një cështje që qeveria e Edi Ramës kërkon të debatohet për të lënë mënjanë dhe për të hequr vëmendjen e publikut nga problemet reale të Shqipërisë është pikërisht cështja kombëtare.
Nuk ekziston sot për sot një cështje kombëtare për shqiptarët, dhe kjo është një gjë e cila kërkohet të sponzorizohet vetëm nga propaganda politike për të haruar hallet e shqiptarëve. Aq më tepër kur, dihet që valëvitja e flamurit nuk zgjidh as cështjen e korrupsionit, as atë të ekonomisë dhe të tjera cështje.
Nëse ka një emergjencë sot në Shqipëri, është ajo e varfërisë, ekonomisë, ligjit dhe politikës. Cështje për të cilat kjo qeveri është përgjegjëse në një masë të madhe. Dhe ku ka më mirë se sa cështjet kombëtare dhe nacionaliste për ti haruar ato .
Në këtë kuptim, marshimi i Vetëvendosjes duket sikur ka dalë nga zyrat e shtypit të qeverisë, sepse shkon vetëm në favor të saj.
Fill pas fitores së Vetëvendosjes media dhe opinionistë pranë qeverisë nuk nguruan të krahasojnë Ramën me Kurtin, apo të krijonin dualizmin e liderve politikë në botën shqiptare, duke u munduar ti thoshin shqiptarëve se këta dy lider janë e tashmja dhe e ardhmja juaj. Ndërkohë që, Albin Kurti dhe Edi Rama për momentin nuk janë në asnjë garë politike. Edi Rama e ka garën me Lulzim Bashën dhe opozitën shqiptare dhe jo me liderin e Vetëvendosjes. Mirëpo, i gjithi ky spin politik nuk u bë pa qëllim. Qëllimi ishte zvogëlimi i kundërshtarit politik real të Edi Ramës, që është Lulzim Basha.
Ajo cka përfaqëson Vetëvendosja në botën politike shqiptare është një lëvizje politike antisistem, e cila bëri të mundur prishjen e status quos politike të instaluar për vitë me radhë në Shqipëri dhe Kosovë. Për herë të parë pas shumë vitesh një forcë politike arriti të vinte në pushtet duke larguar politikën e vjetër. Kjo është ajo që Edi Rama po kërkon dhe po promovon edhe në Shqipëri, forca apo lëvizje antisistem.
Në fakt, kohët e fundit ka shenja për levizje të tilla që kanë filluar të marin vëmendje mediatike. Qëllimi i vetëm, dhe që shkon në favor të qeverisë është që këto forca të barazojnë gjithcka, të thonë se opozita dhe qeveria janë njësoj të korruptuara, që të gjithë kanë faj e teori patetike si këto. Vetëvendosja është një force antisistem tipike, dhe nëse është prezente edhe në Shqipëri kjo frymë kundër të gjithë klasës politike ngrihet edhe më shumë. Por, Vetëvendosja ende nuk është aq e fortë në Shqipëri sa të dobësojë pozitat e qeverisë me frymën e saj antisistem. Në këtë kuptim, shërben vetëm për të dobësuar zerin opozitar të Partisë Demokratike dhe aksionin e saj.
Për të gjitha këto arsye, fenomeni i Vetëvendosjes forcon edhe më shumë pozitat e Edi Ramës në Shqipëri, Kush nuk e kupton nga opozita dhe mbështetësit e saj këtë gjë, është një naiv politik, ose që nuk kupton asgjë nga politika. /Gazeta Liberale
