Djali i deputetit të PSD-së, Tom Doshit, Markosi i ka dedikuar një mesazh mikut të tij, i cili humbi jetën në një aksident rrugor teksa po bënte gara. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Markosi ka shkruar se do ta mbante gjithmonë në zemër mikun e tij. “Gjithmonë në zemrën time vëllai im,”-shkruan djali i deputetit. Teksa po bënin gara me një tjetër automjet, drejtuesi i “Benz”-it humbi kontrollin e mjetin dhe morri përpara një tjetër makinë të llojit “Porsche” që ndodhej e ndaluar në karaxhatë në aksin rrugor Mjull Bathore në drejtim të Saukut.

