Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Kujdes, sipas shkencëtarëve ajri brenda shtëpisë tuaj është më i dëmshëm sesa ajri jashtë!!

12:54 / November 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ajri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur dëgjoni apo lexoni për ndotjen e ajrit, me siguri se gjërat e para që ju vijnë në mendje janë tymi i fabrikave dhe i veturave.

Sidoqoftë, sado që të jetë i dëmshëm ajri i ndotur jashtë, brenda shtëpisë qëndron rreziku i vërtetë.

Po pra, mirë e lexuat – ajri brenda shtëpisë, vendit të punës apo në palestër mund të jetë shumë më i rrezikshëm sesa ajri jashtë.

Sipas një studimi, ajri brenda shtëpisë mund të jetë shumë më i ndotur sesa ajri jashtë.

Dhe është vlerësuar se shumica e njerëzve e shpenzojnë 90% të jetës në ambiente të mbyllura, qoftë në shtëpi, shkollë, punë ose çfarëdo ambienti tjetër.

Ajri brenda shtëpisë zakonisht është përzierje e ndotësve të jashtëm, siç janë ndotësit e veturave dhe fabrikave.

Dhe pjesa tjetër janë ndotësit e brendshëm, siç janë burimet e djegies, ndotësit nga materialet ndërtuese, orenditë dhe pajisjet elektronike.

Lagështia, produktet e pastrimit dhe kimikalet janë gjithashtu shumë të rrezikshme dhe mund ta ndotin ajrin në hapësirën ku jetoni.

Një tjetër shkaktar prapa ajrit të ndotur brenda shtëpisë janë edhe duhanpirësit dhe kafshët shtëpiake.

Kjo tregon se shumë njerëz janë të rrezikuar të thithin ajër të ndotur e të dobët çdo ditë.

Kualiteti i dobët i ajrit është shumë i dëmshëm për të gjithë, por në veçanti për fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare apo respiratore.

Ekspertët sugjerojnë të instaloni senzorë ambientalë. Ata mund t’ju tregojnë për kualitetin e ajrit që e thithni dhe ju ndihmojnë ta luftoni ajrin e ndotur.

Për ta përmirësuar kualitetin e ajrit brenda shtëpisë, vendit të punës apo shkollës, gjithashtu rekomandohet që të keni ventilim të mirë, të mos pini duhan brenda, të mos ndizni qirinj, t’i mbani dritaret hapur kur pastroni, të mbani filter të mirë të grimcave apo pastrues ajri, etj.

ajri demshem tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.