Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u bën apel qytetarëve që të aplikojnë sa më shpejt për pasaporta dhe karta identiteti.
Veliaj me Ministrin e Bredshem gjate inspetktimit te zyrave te reja per aplikimin e kartave te identitetit
Në një postim në Facebook, Lleshaj u kërkon qytetarëve që të mos i lënë për në dhjetor aplikimet për shkak se rritet fluksi, ndërsa u kujtoi se nga janari, ata nuk do të mund të marrin shërbime.
Ministri Lleshaj në fb:
2019-a është një vit rekord për shtimin dhe përmirësimin e kushteve për pajisjen me pasaportë dhe letër njoftimi.
Por, përsëri mbetet shqetësim vonesa e shumë qytetarëve për të aplikuar.
Që të shmanget stresi në fund të dhjetorit, kur dokumentet e vjetër skadojnë dhe zhgënjimi i janarit, kur shumë shërbime nuk mund të jepen pa dokumentet e identitetit, sot kërkohet që qytetarët të NXITOJNË për të aplikuar në zyrat përkatëse.
.