Nëse keni probleme me lëkurën dhe dëshironi të zbardhni cilëndo qoftë njollë të errët, bëni në shtëpi maskën e thjeshtë nga majdanozi
Majdanozi tashmë një kohë të gjatë është i njohur si përbërës i shkëlqyeshëm për zbardhjen e lëkurës nga zonat problematike – njollat nga dielli, aknet apo rrathët e errët nën sy.
Përbërësit:
– 2 lugë djathë i freskët;
– 1 lugë kos;
– 5 fletë majdanozi.
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit përzieni mirë në blender derisa të formohet masë homogjene.
Vendoseni maskën në gjithë fytyrën apo vetëm në zonat e dëshiruara.
Pas dhjetë minutave, shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët dhe vendosni krem hidratimi në fytyrë.
Kujdes: Këtë masë mund ta përdorni dy deri në tri herë në javë dhe mos e lini të qëndrojë më shumë se dhjetë minuta
