Një 75-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Policia thotë se ai është gjetur rreth orës 07.50 në trotuar ndërsa në trup nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera duke pasur dyshime për vdekje nga shkaqe natyrale.
NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:50, në rrugën “Vëllezërit Huta”, në trotuar , është gjetur pa shenja jete, trupi i pajetë i shtetasit S. B.,75 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga faktorë të tjerë.
Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
