Sipas ekspertëve, ekzistojnë disa ushqime, që nuk janë aspak të mira për t’u ngrënë në mëngjes. Një nga këto ushqime është pikërisht banania.
Shumë njerëz, pretendojnë se bananet janë gjëja e duhur për t’u konsumuar në mëngjes, mirëpo dietologët thonë se kjo nuk është një ide e mirë. Ato i ndryshojnë shumë shpejt vlerat e glukozës në gjak, prandaj kemi luhatje të mëdha emocionale. Gjithashtu bananet nuk mund të metabolizohen shpejt, prandaj sasia e saj ruhet si yndyrë në trup.
Koha më e mirë për t’i konsumuar bananet është 45 minuta pas ushtrimeve fizike intensive, për të plotësuar yndyrën e djegur.
Sipas ekspertëve, ushqimet më të mira për tu ngrënë në mëngjes janë: avokado, tërshërat, vezët dhe domatet.
