Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mentor Kikia / Jo vetëm më të varfërit. Tani jemi edhe më qesharakët në Europë

14:11 / November 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mentor Kikia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Nga Mentor Kikia

Viti 2019! Pragu i 2020! Shteti shqiptar, gati 110 vjeçar, është një orkestër tërësisht e ç’akorduar. Ose një ndeshje futbolli ku luhet me disa topa, dhe secili shënon gola për hesap të vet.
S’ka Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë? Jo jo, është edhe më keq. Zgjedhjet e gjykatësve janë edhe më qesharake sesa kur zgjidhnim si të ndanim portat, kur ishim fëmijë e luanim me top llastiku. Kishte më seriozitet, edhe kur vendosnim se ishte penallti.
Në një listë prej 4 kandidatësh, parlamenti voton si gjykatës vendin 2 dhe 3. Meqë presidenti nuk e kishte shpallur dekretin e tij, sipas Kuvendit vendi 1 bëhej automatikisht anëtar. Pastaj presidenti vjen dhe dekreton pikërisht vendin 4. Pastaj vendi 1 shkon dhe betohet si Gjykatës Kushtetues tek noteri.
Pritet ta konfirmojë edhe administratori i njësisë bashkiake….
Presidenti fton për tu betuar kandidatja që dekretoi vetë, ndërsa Kuvendi u bën thirrje institucioneve të mos zbatojnë dekretin e Presidentit.
Në kuadër të kësaj rrumpalle, kryeprokurorja e vendit që kërkon një mandat të plotë tashmë, thotë publikisht se është e papolitizuar. Dhe si argument sjell se ka lëshuar urdhër arresti për Kajmakun e socialistëve të Vorës. Urdhër arresti u lëshua pasi Kajmakut nuk i kishte ngelur më pikë yndyre, pasi ishte denoncuar publikisht, ishte bërë lekcë. U lëshua pasi e shkarkoi KQZ dhe pasi e përzuari edhe vetë PS.
Një betejë e tmerrshme mes politikanëve të korruptuar, për të kontrolluar drejtësinë, për ta përdorur si armë ndaj kundërshtarit apo si mburojë për veten.
Në vendin më të varfër e më të korruptuar të Europës, shteti dëshmon me zë dhe figurë, tani edhe me noter po deshët, se është një organizatë kriminale. Dhe BE duhet ta marrë seriozisht në konsideratë këtë fakt që ta njohë si arsye për tu dhënë azil politik shqiptarëve.
Po, kjo është një arsye edhe më e madhe sesa varfëria, për tia mbathur nga ky vend. Sepse kur je thjeshtë i varfër, ke shpresë se do të bëhesh më mirë. Ndërsa kur jeton nën një shtet si ky, nuk ke më asnjë fije shpresë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi antishqiptarinë e shqiptarëve

16:19 / August 7, 2026

Reforma territoriale duhet të jetë për njerëzit, jo territoret

12:28 / August 7, 2026

Që të shmanget “rrumbullakosja” kur Euroja të zëvendësojë Lekun

16:44 / August 5, 2026

Shqipëria fiton më shumë nga konsullata në Bujanoc sesa humbet nga ajo serbe në Shkodër

15:21 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.