Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një aksident automobilistik.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kombit në afërsi të fshatit Gziq të Mirditës.
Mësohet se nga ky aksident ka humbur jetën një person. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
