Një fenomen i frikshëm, që sa vjen dhe bëhet më shqetësues në Shqipëri, ka filluar të marrë përmasa gjithnjë e më alarmante.
E kemi fjalën për sherret që zhvillohen mes adoleshentëve, të cilat ndodhin edhe pranë ambienteve të shkollës.
Një grup gjimnazistësh të shkollës “Ismail Qemali” janë përleshur me një të ri, i cili sipas qytetarit që ka sjellë videon nuk është pjesë e shkollës.
