Një 39-vjeçar është vënë në prangat e Policisë në Krujë sepse është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe me leje drejtimi të pezulluar.
Pasi Policia i ka bërë shenjë të ndalojë, ai nuk i është bindur urdhrit, por ka kundërshtuar e kanosur ata.
Shtetasi është identifikuar si E.K, 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar me parë për vepra të ndryshme penale.
Pasi nuk i ka ndaluar policise, patrulla e Policisë i është vënë në ndjekje duke bërë bllokimin e mjetit së bashku me drejtuesin shtetasin E.K, të cilin e ka shoqëruar në Stacionin e Policisë Fushë Krujë. Aty ka ka kanosur efektivet dhe pas testit te alkoolit ka rezultuar i dehur.
