Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

​Rreziku i sëmundjes së zemrës ”lexohet” në sy

19:05 / November 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
01252018 Feature eye stroke WP
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Thuhet se sytë janë dritarja e shpirtit. Por, ata gjithashtu mund të jenë një dritare për zemrën dhe të ndihmojnë në parashikimin e rrezikut të sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.

Enët e vogla të gjakut në pjesën e prapme të syrit në fakt preken nga ngurtësia arteriale dhe rritja e presionit të gjakut, sipas një studimi të botuar në revistën ”Hypertension” të Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Në këtë studim morën pjesë rreth 55 000 persona të moshave të mesme dhe të treta. Ekipi kishte qasje në 3,5 milion seksione të enëve të gjakut si dhe një program të automatizuar që ekzaminonte imazhet e tyre dixhitale duke siguruar matjet e enëve të gjakut të secilit pjesëmarrës.

Analiza zbuloi se një lakim më i madh i arterieve retinale shoqërohej me ngurtësi më të madhe arteriale dhe presion më të madh sistolik (vlerë në kohën kur zemra po kontraktohet).

”Ky efekt në retinën nuk ka asnjë ndikim në vizion, por potencialisht mund të na tregojë shumë shpejt nëse personi ka më shumë rrezik të diagnostikojë sëmundje kardiovaskulare”, shpjegon studiuesja Alicia Rudnicka.

“Nëse ajo që ndodh në pjesën tjetër të trupit reflektohet në atë që ndodh në pjesën e pasme të syrit atëherë vlerësimi i morfologjisë retinale duhet të përfshihet në praktikën klinike midis faktorëve të rrezikut kardiovaskular, si mosha, nivelet e kolesterolit dhe presioni’’, theksuan autorët e studimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026

Po merrni magnez? Ekspertët paralajmërojnë për ushqimet dhe pijet që mund të pengojnë përthithjen e tij

18:42 / August 5, 2026

Check-up dhe hemodializa, shërbimet koncesionare kalojnë te Operatori Publik

15:03 / August 5, 2026

40-vjeçarja sjell në jetë binjakë pas fertilizimit in vitro, mjekët e “Koço Gliozhenit” i korrigjojnë edhe komplikacionin e rrallë në bark

12:49 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.