Persona të paidentifikuar kanë vjedhur gjatë natës kishën e Shën Thanasit në Korçë, duke dëmtuar derën e pasme të saj.
Sipas burimeve jozyrtare, grabitësit kanë vjedhur katër arkat e lekëve të besimtarëve si dhe arkën e qirinjve.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
