Një konflikt i hershëm mbi pronësinë e biznesit ka përfunduar në përdorimin e dhunës, ku një 35-vjeçar ka goditur nusen e xhaxhait të tij.
Sipas burimeve jozyrtare, ngjarja ka ndodhur në Kordhoc të Gjirokastrës, ku Lavdije Buzheri është dërguar në spital me dëmtime, ndërsa është shoqëruar në polici Alfons Buzheri. Konflikti ka nisur për një biznes që kishin hapur babai i Alfonsit dhe bashkëshorti i Lavdijes. Ky i fundit ka ndërruar jetë dhe biznesin e menaxhon vetë ajo.
Ndërkohë palët vijojnë të jenë në konflikt për pronësinë teksa bëhet e ditur se të gjithë janë të pajisur me urdhra mbrojtje.
