Vetëm një ditë pas kërkesës së Kejvina Kthellës në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Prokuroria ka vendosur t’i kthejë modeles celularin.
Sipas burimeve, rokurorët kanë këqyrur telefonin e saj dhe kanë arritur në përfundimin se nuk ka interes më për hetim.
Ndërkohë, Prokuroria ka vendosur të mos i kthejë Kthellës automjetin, të cilin e konsideron si provë.Kujtojmë që sekuestrimi e mjetit, celularit dhe llogarive bankare të Kthellës u bë për llogari të hetimit të atentatit ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj.
Kthella rezultoi se kishte njohje me personin e vetëm të arrestuar deri më tani si autor i atentatit, Redjan Rraja. Pas arrestimit të Rrajës, policia mori në pyetje vajzën e njohur të showbizit shqiptar, për ta pyetur lidhur me lëvizjet e tij para atentatit, pasi në telefonin e 34-vjeçarit u zbuluan telefonatat e shpeshta me Kthellën.
