Si qyteti me më shumë banorë në Shqipëri, Tirana është edhe vendi i shumë ngjarjeve të çuditshme, ku protagonistë janë vetë qytetarët.
Një rast sa për të qeshur aq edhe për të qarë, momenti kur një qytetar nga Tirana ka dërguar një video tepër të pazakontë në redaksinë e Joq.
Nga pamjet e filmuara nga një kamera sigurie shihet një djalë i ri teksa qëndron buzë një troturari, i pa shqetësuar. E deri në këto momente situata duket tepër normale, por e pazakonta ndodh më pas.
Pikërisht në atë moment, kur askush nuk e priste, nga pallati pas krahëve të djalit bie një tenxhere me presion. Tenxherja ka rënë nga një lartësi e madhe pasi djali kthehet mbrapa i trembur dhe debaton me personin që e hodhi.
Ishte fati i mirë i të riut i cili ndodhej pak centimetra më tutje vendit ku tenxherja ra, pasi goditja mund ta kishte lënduar seriozisht atë.
Qytetari shkruan:
Pershendetje JOQ! Me te hedh tjetri tenxheren me presjon. Tenxhere presjon me gjith mish. Flm nëse e postoni!”
