Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Kujdes, këto medikamente ju bëjnë të shtoni në peshë!

15:16 / November 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pilula
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Barnat që ulin tensionin e gjakut kanë tendencën të nxisin shtimin në peshë.

Medikamentet kanë një qëllim specifik, të kurojnë e të shërojnë një problem të caktuar shëndetësor.

Megjithatë, shumë prej tyre shoqërohen me efekte anësore dhe një prej tyre është shtimi në peshë.

Në këtë artikull të AgroËeb.org do të mësoni për listën e barnave që e kanë shtimin në peshë si efekt anësor.

Tensioni i lartë i gjakut është përgjegjës për shumë sëmundje shëndetësore që përbëjnë rrezik për jetën.

Ilaçet e mbajnë atë nën kontroll e megjithatë, shtimin në peshë e kanë si efekt të përbahskët anësor.

Barnat e kundër tensionit të lartë

Barnat që ulin tensionin e gjakut kanë tendencën të nxisin shtimin në peshë.

Kjo për arsyen se si fillim ulin rrahjet e zemrës por në të njëjtën kohë edhe ritmin metabolik.

Një gjë e tillë bën që trupi të djegë më pak kalori.

Insulina

Insulina ofrohet për trajtimin e diabetit të tipit 1 dhe 2.

Disa prej llojeve të saj nxisin shtimin në peshë deri në të paktën 5 kilogramë.

Ajo ul nivelin e sheqerit në gjak dhe e udhëheq atë (sheqerin) drejt indeve ku duhet të jetë.

Kjo është një nga arsyet përse diabetikët janë mbipeshë.

Anti-alergjikët

Studimet tregojnë se gratë dhe burrat që marrin ilaçe si anti-histamina shtojnë më shumë kilogramë.

Histamina është një transmetues i disa alergjive dhe bllokimi i saj stimulon oreksin.

Nëse barna të tilla merren vetëm sipas nevojës, atëherë mbipesha është e përkohshme.

Nëse ato merren rregullisht, atëherë mbipesha është afat-gjatë.

Steroidët

Steroidët janë barna që luftojnë inflamacionin.

Ato përbëhen nga kortizoni dhe përdorimi afatgjatë, në rastet e artritit, azmës dhe sëmundjeve të stomakut, nxit shtimin në pepshë.

Sidoqoftë, shtimi në peshë është efekt anësor i dozave të larta të këtij medikamenti.

Kontraceptivët oralë

Ekspertët thonë se të gjithë kontraceptivët janë përgjegjës për sekretimin e hormonit të quajtur progesterone.

Ky hormon nxit nepsin për ushqime të caktuara. Mund të jenë të kripurat, të ëmblat apo ato picante.

Kontraceptivët rrisiin oreksin por edhe nxisin akumulimin e ujit dhe lëngjeve në trup.

Anti-depresantët.

Njerëzit që vuajnë nga depresioni janë ndjeshëm më të rrezikuar nga obeziteti.

Këto barna supozohet t’i bëjnë njerëzit të ndihen mirë, por përveç kësaj i nxisin të shëndoshen.

Sidoqoftë efektet anësore varen edhe nga organizmi i njeriut./AgroËeb.org

peshe tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.