Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Uthulla e mollës ideale për flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të shkëlqyeshme

15:22 / November 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uthulla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ky produkt i kuzhinës që bën mrekulli për flokët dhe për lëkurën. Që nga pastrimi i poreve, deri te heqja e erës së keqe të këmbëve, uthulla e mollës është një produkt që duhet pasur gjithmonë në shtëpi.

Lexoni disa përdorime që, me siguri, do t’ju vlejnë.

Zbut lëkurën

Hidh një gotë me uthull molle në vaskë dhe qëndro disa minuta në të. Jo vetëm që do ta ndiesh lëkurën më të zbutur, por edhe do të kurosh probleme të tilla si ekzema.

Pastron poret

Uthulla e mollës ka veti të balancojë pH-në e lëkurës dhe vepron si një pastrues i yndyrave të tepërta në lëkurë. Përzije një sasi të barabartë uthull dhe ujë para se të përdorësh kremin hidrant.

Shkëlqen flokët

Uthulla e mollës është e ideale për t’u dhënë shkëlqim dhe shëndet flokëve. Apliko pesë pika uthull (të përzier me ujë të ftohtë) dhe spërkat flokët, para se të dalësh nga shtëpia. Pa merak për erën, ajo do të largohet menjëherë, por flokët do të jenë gjithë shkëlqim.

Lufton zbokthin

Uthulla e mollës ka veti natyrore kundër zbokthit dhe mund të ndihmojë pastrimin e lëkurës së kokës. Nëse nuk e përdor shampon me uthull molle, atëherë përzije një filxhan kafe uthull me një litër ujë dhe shpëlaji flokët në fund. Pas kësaj, mbaje 20 minuta me peshqir dhe pastaj thaji flokët.

Pas depilimit

Me një copë pambuku të hollë, të lyer me uthull, dezinfekto të gjithë pjesën e depiluar. Uthulla është një anti-inflamator i shkëlqyer që eliminon skuqjen dhe po ashtu eliminon daljen e qimeve nën lëkurë.

Mjaft me erën e keqe të këmbëve

Uthulla është e njohur për të larguar erërat e këqija, por sidomos edhe për erën që mund të shkaktohet nga këpucët. Përzje një filxhan me uthull molle dhe katër gota uji. Pas 15 minutash era e keqe është larguar nga këmbët.

Maskë detoks

Për një maskë me të vërtetë detoks, përzje një lugë çaji uthull molle me një lugë çaji maskë balte (e bardhë, e zezë, e gjelbër). Përzierja me uthull balancon pH, ndërsa balta me ekstrakte të ndryshme heq papastërtitë nga poret.

Pastro furçat e grimit

Mund t’i pastrosh thjeshtë me një përzierje ujë e sapun, por uthulla e përzier me ujë do t’i dezinfektojë dhe do t’i pastrojë edhe më mirë

Uthulla e mollës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.