Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Jemi më shumë se shoqe, ndaj ja mora rrobat”, gjyqi i pazakontë në Tiranë

10:05 / November 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjykata tiranes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një histori e pazakontë për shoqërinë shqiptare ajo e dy vajzave, të cilat kanë përfunduar në sallën e gjyqit, pasi njëra akuzoi tjetrën se i kishte vjedhur rrobat.

Rrëfimi i të pandehurës ka shokuar gjykatësen dhe prokurorin e çështjes pasi tha se ato kishin marrëdhënie intime me njëra-tjetrën, prandaj dhe i kishte marrë rrobat. Historia e botuar në Shqiptarja.com nga gazetari Elton Qyno tregon se Ana. Q., parukiere, nënë e një fëmije ka pohuar se me vajzën, së cilës i ka marrë rrobat personale si të brendshme, kostum sportiv, këpucë, parfume dhe sende të tjera, ka një raport të veçantë, përtej shoqërisë, duke deklaruar se kishte lidhje intime me të.

Pavarësisht kësaj situate të paprecedentë në gjykatën e Tiranës, në fund të seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë, gjykata vendosi të caktojë “arrest në burg” për Ana.Q. akuzohet nga prokuroria e Tiranës se në datën 15 tetor 2019 në afërsi të kafe “Flora”, i ka vjedhur brenda në makinë shoqes së saj me inicialet Xh.B, një çantë, ku ndodhej pasaporta, çelësat e shtëpisë, telefonin tip “IPhone 5”, një kostum sportiv, një palë këpucë që XH.B, sapo i kishte blerë, dy parfume dhe disa tesha rroba të brendshme, të cilat në total kapnin shumën prej 40 mijë lekë treg. Teksa është marrë në pyetje nga policia e Tiranës Xh.B, ka deklaruar se Ana, i kishte vjedhur dhe rreth dy vjet më parë shumën prej 500 euro në banesë, por atëherë rastin nuk e kishte denoncuar pasi ajo i ishte betuar për djalin e saj, se nuk kishte gisht në këtë vjedhje.

Ky është rasti i dytë që Ana.Q. ka vjedhur shoqen e saj. Menjëherë pas denoncimit të XH.B, policia në datën 15 tetor 2019 ka bërë shpalljen në kërkim të Ana.Q. Kjo e fundit është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës, teksa po tentonte të kalonte në Greqi, ku i është sekuestruar dhe një aparat telefon që dyshohet se i është vjedhur një vajze tjetër në qytetin me Korçës. Nga pika kufitare e Kakavijës e arrestuara është transportuar në Tiranë, ku ka dalë para gjykatës së kryeqytet duke pohuar se rrobat ia kishte marrë shoqes së saj XH.B, pasi me këtë të fundit kishte një lidhje intime dhe që shpesh herë të dyja së bashku i shkëmbenin veshëmbathjet. Pavarësisht kësaj situate,gjykata ka vendosur të mbyllë në qeli Ana.Q, duke caktuar masën e “arrestit në burg”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.