Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Me qira në Tiranë, dy të rinj nga Berati në pranga për shitje droge. Ja çfarë iu gjet

12:51 / November 21, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
heroina tirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy të rinj nga Berati që jetonin me qira në Tiranë kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi iu gjet një sasi e konsiderueshme heroine dhe armë zjarri.

Në sajë të operacionit të koduar “Kombinat” në zonën me të njëjtën emër në kryeqytet janë vënë në pranga K. B., 23 vjeç, lindur në Berat dhe banues me qira në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe D. Ll., 18 vjeç, lindur në Berat dhe banues me qira në Tiranë.

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të mërkurës, në afërsi të stadiumit “Dinamo” kanë lokalizuar dhe ndaluar K. B. dhe gjatë kontrollit të tij, në një çantë krahu që mbante, në xhepin e brendshëm është gjetur një qese transparente, brenda së cilës kishte lëndë të dyshuar heroinë.

Në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u ushtrua kontroll në banesën e tij me qira në rugën “Gjin Gjergji” dhe nga kontrolli i ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet, një armë zjarri pistoletë tip TT me dy krehëra metalik dhe 21 fishekë, një shkop metalik me hapje, si ato të punonjësve të Policisë, një sasi lënde narkotike në formë të ngurtësuar, e dyshuar heroinë.

Operacioni ka vijuar me kapjen e D. Ll. dhe gjatë kontrollit të këtij shtetasi, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti metalik, një elektrik paralizues, një sasi lënde në formë të ngurtësuar, e dyshuar heroinë.

NJOFTIMI I PLOTE

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Kombinati”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunimin me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Sekuestrohet 3.9 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë, një armë zjarri, shkop gome, doreza metalike elektrike, neutralizues etj.

Në pranga dy poseduesit, që njëkohësisht edhe shpërndanin lëndën narkotike të sekuestruar gjatë operacionit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, se dy persona në zonën e Kombinatit dhe Tiranës së Re, po shpërndanin lëndë narkotike heroinë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kombinati”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • K. B., 23 vjeç, lindur në Berat dhe banues me qira në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
  • D. Ll., 18 vjeç, lindur në Berat dhe banues me qira në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në afërsi të stadiumit Dinamo kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin K. B. dhe gjatë kontrollit të tij, në një çantë krahu që mbante, në xhepin e brendshëm është gjetur një qese transparente, brenda së cilës kishte lëndë të dyshuar heroinë.

Në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u ushtrua kontroll në banesën e tij me qira në rugën “Gjin Gjergji” dhe nga kontrolli i ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet, një armë zjarri pistoletë tip TT me dy krehëra metalik dhe 21 fishekë, një shkop metalik me hapje, si ato të punonjësve të Policisë, një sasi lënde narkotike në formë të ngurtësuar, e dyshuar heroinë.

Operacioni ka vijuar me kapjen e shtetasit D. Ll. dhe gjatë kontrollit të këtij shtetasi, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti metalik, një elektrik paralizues, një sasi lënde në formë të ngurtësuar, e dyshuar heroinë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.