Një makinë është shkrumbuar nga flakët këtë mbrëmje pranë Universitetit Bujqësor në Kamëz. Sipas informacioneve paraprake, i riu i cili drejtonte automjetin është një 18-vjeçar. Raportohet se ai vuri re që diçka nuk shkonte mirë në sistemin e drejtimit të makinës dhe ka zbritur prej saj.
Vetëm pak sekonda u deshën dhe makina ka shpërthyer duke marrë flakë.
