Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Përparim Kabo / Kujt i shërben Meta

17:35 / November 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
perparim kabo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Përparim Kabo

Gjuha e Presidentit të Republikës ndaj Ambasadës Amerikane në Tiranë drejtuar me shprehjen jo Rule of Embassy por Rule of Laë është një sulm i hapur ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit dhe rolit të SHBA si vendi më partner i Shqiptarëve. Kjo logjikë e turbullt nënkupton se Ambasada e SHBA- së në Tiranë është kundër shtetit ligjor.

Ndërsa zoti Meta po bie therror për shtetin ligjor në Republikën e Shqipërisë. Unë nuk habitem nga ky deklarim, sepse që kur u shpall si president i Republikës, në fjalimin e parë që mbajti nuk e përmendi SHBA si partnere por përmendi vetëm NATO-n.

Që atë ditë ia vura në dukje publikisht. Kjo gjuhë që po dëgjojmë këto ditë, nuk është as politike, as diplomatike dhe as etike, është thjesht një gjuhë e zgjatur, e nervozuar, e palogjiktë.

Muajt e fundit zoti Ilir Meta është jashtë ekuilibrave të normalitetit. Kërcen vallen e Baftjarit me ordinerët, bëhet njeri semplist me hokatarët, vetëshpallet si shëmbëlltyrë e Avni Rustemit, Vojo Kushit dhe Mic Sokolit, jep alternativa o armët o skllevër o ikni, kërcënon se do shantazhojë me video kompromentuese, insinuon se nuk është më koha e ambasadave për të drejtuar vendin dhe e mbyll se ai e ka Amerikën në zemër.

Çfarë përfaqëson ky person? Kujt i shërben? Me kë konsultohet? Ku e ka kryengritjen me dhunë që do digjte godinën e Parlamentit? Tani edhe një pyetje për maxhorancën e majtë dhe kreun e saj zotin Edi Rama. Ky është presidenti që votuat ju? A mos vallë nuk e njihnit? Koha shumë shpejt do ju bashkojë sërish në ikjen e përbashkët. Kjo është përgjigjia e historisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por…?

11:20 / November 8, 2026

Shkulën gjithçka, përveç Ramës

14:37 / November 7, 2026

Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

19:31 / November 6, 2026

Pse duan të rrëzojnë Edi Ramën para çdo zgjedhjeje?

20:10 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.