Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha: Posti i Presidentit trajtohet si një plaçkë për të mbyllur pazarin e pisët

12:17 / April 28, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim në çadrën e protestës. Ai ka komentuar edhe propozimin e Ilir Metës për psotin e presidentit të republikës. Basha tha se ky është pazari i radhës mes tyre që e trajtojnë gjithçka si një plaçkë.

“Edi Rama është kryeministri i papërgjegjshëm në largim. Ka nisur të sillet që tani si opozitë e papërgjegjshme, ndërkohë ne opozita juaj, që sot po nisim të marrim përgjegjësitë për qeverisjen e republikës së re. Tradhtia është sot fjala që ju shkon ndër mendje shumicës dërrmuese të një pjesë të shqiptarëve me mendje të majta, që më kot besonin se Rama e ka me të vërtetë kursin e reformave. Sot është provuar se reforma që Rama i ka në majë të guhës nuk është gjë veçse pjesë e teatrit të kukullave. Rama nuk do një Shqipëri të reformuar, por një çiflig që mund ta grabisë me konçesione e tendera, ta mbushë me drogë e të bëjë pazar me gjithçka, duke ëprfshirë zyrën e kreut të shtetit. Ndaj sot, më shumë se çdo ditë tjetër, ta dini se edhe më skeptikët ndaj kësaj çadre, e kuptojnë se ajo që kemi thënë është e vërteta dhe e drejta se Shqipërinë, Rama e do për plaçkë.

Dita e sotme konfirmon katërcipërisht se këta konsiderojnë gjithçka plaçkë të tyre. Këtu është katandisur demokracia fasadë me kupolën e Edi Ramës dhe Ilir Metës. Këtu ka përfunduar posti i presidentit që pasi i hoqën çdo kompetencë, tani e trajtojnë si një rifuxho, si një plaçkë për të kënaqur njëri-tjetrin dhe për të mbyllur pazarin e pisët”, tha Basha/TiranaNews/

Basha Presidenti Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

‘Transporton civilë, i zbret te Parku Rinia’/ Urgjenca Kombëtare reagon ndaj dezinformimit në rrjet: Manipulime nga faqet false

21:49 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Zv/kryeministrja Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit

20:36 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.