Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Grekja i premtoi Amerikën për 17 mijë dhrahmi, avokati shqiptar humb kontaktet me familjen

22:55 / November 22, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bashkim Qamo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Djali i madh në familjen Qamo nga Përmeti, Bashkimi me profesion avokat u zhduk në vitin 2000, në rrethana misterioze, pasi debatoi me bashkëshorten, për 5 dhrahmi. Kjo histori erdhi këtë të premte në ”Pa gjurmë”, në kërkim të këtij 56-vjecari të humbur, i cili telefonoi për të fundit herë të vëllanë më 12 tetor te vitit 2000. Babai i tre vajzave emigroi bashkë më familjen e tij nga Këlcyra drejt Greqisë në vitin 1994, aty ku u thye qetësia e një jetë normale dhe do të nisnin peripecitë për familjen Qamo. Motra e tij ka treguar se që prej asaj kohe nuk kanë dëgjuar më asnjë lajm nga Bashkimi, dhe të vetmet dëshmi që kanë ardhur pranë familjes së tyre i kanë bërë të dyshojnë se ai ndodhet në Kretë.

“Një person nga zona jonë e kishte takuar Bashkimin në traget duke shkuar në Kretë. I kishte treguar historinë si i kishte marrë lekët një greke e cila e kishte mashtruar dhe nuk e kishte parë më. Ai thotë se ka folur me Bashkimin. Nuk e dimë ku mund të jetë. Më përpara na thonin shpesh se e kishin parë.  Na thoshte gjithmonë se nëse do ikte nuk do na jepte adresë”, tha motra e Bashkimit.

Një grup shqiptarësh, ndër ta edhe Bashkimi, ranë pre e mashtrimit të një shtetase greke, e cila iu premtoi se do t’u siguronte Amerikën, kundrejt 17 mijë dhrahmive. Gruaja u zhduk dhe 6 vite më radhë askush prej shqiptarëve nuk mori mbrapsht paratë. Gjatë kësaj periudhe,  Familja Qamo u zhvendos nga Kreta në Athinë, tek vëllai i Bashkimit, Engjëlli. 6 vite pas nga humbja e parave, Bashkimi arrin në gjurmët e shtetases greke, së cilës mundi t’i marrë vetëm 700 nga 17 mijë dhrahmitë e dhëna.

Por kjo nuk mjaftoi për kryefamiljarin, i cili ishte në kërkim të parave të tjera. Më 12 tetor të vitit 2000, në mesditë, Bashkimi për arsye të panjohura zhvillon në telefon një bisedë të ashpër me të shoqen, të cilën e kërcënoi duke i kërkuar 5 dhrahmi për të folur me nënën në Shqipëri.

Debatin me tone të ashpra e dëgjoi i vëllai dhe kunata, që mbetën të shtangur, pasi në dijeninë e tyre çifti nuk kishte pasur më parë probleme.

Pas këtij episodi që ndodhi në shtëpinë e të vëllait, Bashkimi largohet nga banesa dhe deri atë pasdite vonë nuk u kthye më.

I vëllai Engjëlli e telefonon dhe Bashkimi i përgjigjet nga ana tjetër e receptorit. Në sfond dëgjoheshin zhurmat e ndeshjes Shqipëri-Greqi dhe hera-herës edhe një oshëtimë trageti. 

56-vjecari i tha të vëllait se ishte pranë shtëpisë së shtetases greke që e mashtroi. Ai i kërkon që Engjëlli të kujdeset për për 3 vajzat e tij.

Ky ka qenë kontakti i fundi që kanë pasur dy vëllezërit. Bashkëshortja e Bashkimit Liljana, pas zhdukjes së të shoqit qëndroi 1 vit në Athinë dhe u largua përfundimisht  në Rodos.

Qamo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet personi që vuri zjarrin në Krujë

21:43 / August 8, 2026

“S’e harroj dot!”/ Vrasja në Korçë, dëshmitarja: E pashë djalin të shtrirë, gjaku i rridhte nga koka

21:41 / August 8, 2026

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete

21:38 / August 8, 2026

Zjarri në Abazë të Krujës, ndërhyrje intensive nga ajri me 3 helikopterë të Forcës Ajrore

21:07 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.