Me shpejtësi skëterrë në autostradën Tiranë-Durrës një 27-vjeçar fierak ishte argëtuar në Tiranë e po kthehej në qytetin e tij. Ai udhëtonte me 172 km/h, në një rrugë me lagështirë, e mbi të gjitha duke përdorur celularin.
Policia e shtetit ka një mesazh për drejtuesit e mjeteve, ku shprehet se të ngasësh makinën në këtë mënyrë nuk është “vetëbesim” por papërgjegjshmëri ndaj jetës tënde.
“Drejtues mjetesh: Argëtohuni, por mos abuzoni, mos shkelni rregullat e qarkullimit se ne rastin me te mire ju pret 👮♂ dhe 📸 duke ju ✍, me pezullim te Patentes e ne rastin me te keq ju pret aksidenti”, thotë policia.
