Tre të rinj janë shpallur në kërkim nga policia e Korçës pas një sherri me një 23-vjeçar. Sipas burimeve zyrtare njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 8 të qytetit juglindor, ku pas një konflikti të momentit gjatë natës, M.P, 19 vjeç ka qëlluar me armë.
Policia vijon hetimet për sqarimin e shkakut të konfliktit dhe kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes.
NJOFTIMI
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë shpalljen në kërkim si dhe po punojnë për kapjen e shtetasve:
M.P, 19 vjeç, Xh.Sh., 22 vjeç dhe A.Sh., 23 vjeç (dy të fundit vëllezër), banues në Korçë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë natës, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin V.D., 23 vjeç, banues në Korçë, njëri prej tyre konkretisht shtetasi M.P., dyshohet se në lagjen nr.8, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Vijon puna për sqarimin e shkakut të konfliktit dhe kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes.
