Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

EKSKLUZIVE/ Dhëmbë dhe këpucë ortopedike. KPK luks deri në abuzim, harron këshilltarët

12:31 / November 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kpk3
Foto ilustruse
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zgjedhur të sigurojë shëndetin dhe jetën vetëm të komisionerëve të saj, duke lënë mënjanë këshilltarët dhe personelin, në shkelje flagrante të ligjit e duke rënduar kështu buxhetin e shtetit.

Në ligjin nr 84/2016, konkretisht në nenin 25 të tij thuhet:

ligji

Por nga dokumentet që disponon tirananews.al duket qartë se sigurimi i jetës dhe shëndetit nuk është bërë as për komisionerin publik, e as për këshilltarët dhe personelin, por shuma e parashikuar për KPK prej 460 milionë lekë dhe është përdorur vetëm për 12 komisionerët.

Sigurisht që komisionerët e KPK mund të përfitonin disa shërbime ekstra si zyrtarë të lartë, sipas ligjit, por jo të përjashtonin punonjësit e tjerë, pasi i kanë marrë nga buxheti zërin e tyre për sigurimin e jetës. Në termat e referencës së kësaj kontrate sigurimi vjetor për çdo njërin prej tyre është 20 milionë lekë. (Vijon poshtë dokumenteve)

ok tender
aasnaisdg
tenderi3
tenderi4

Por përtej kësaj dhe vetë kontrata e firmosur e sigurimit të jetës me kompanitë e sigurimit ngre mjaft pikëpyetje. Pse check up për këta zyrtarë të lartë duhet të bëhet në Vienë me një kosto shumë të madhe, kur është shërbim që ofrohet edhe në Shqipëri?

Nga ana tjetër, pse duhet të paguhen siguracione luksi edhe për dhëmbët e njerëzve më të paguar në Shqipëri?

Më tej akoma është skandal ajo që shkruhet në termat e referencës së kontratës përfshi edhe xhama syzesh, lente apo korrektim të numrit, e madje për të shkuar më tej edhe deri tek këpucët orotpedike.

Në fund të kontratës thuhet se këto adresohen vetëm për 12 komisionerë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit./ tirananews.al

harron keshilltaret kpk luks dhe abuzim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.