Meqë jemi në sezonin kur gripi është nëpër këmbë, ajo që duhet t’i kushtoni shumë rëndësi janë produktet që duhet të konsumoni në këtë kohë. Por një këshillë e vlefshme nga doktorët, është që nëse jeni me grip, dhe nuk keni oreks, është më mirë të mos konsumoni. Nuk duhet ta detyroni veten tuaj të hani pa qejf dhe me zor.
Padyshim, një ndër këshillat më kryesore, është supa me mish pule dhe lëngjet. Hidratimi është çelësi kryesor për të kaluar këtë sëmundje. Gjithashtu duhet të urinoni shpesh, në mënyrë që sistemi imunitar të pastrohet. Duhet të konsumoni gjithashtu, hudhra, kërpudha, xhinxher, mjaltë, banane dhe në asnjë moment nuk duhet të ndani çajin e ngrohtë.