Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mero Baze/ Standartet e dyfishta të Ilir Metës, edhe për “sovranitetin”

19:50 / November 23, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mero Baze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Ilir Meta e theu premtimin se do bënte pushim sot, pas kërkesës për referendum. Intervista e ambasadores së Francës në Shqipëri,  që rekomandon se konflikti i prodhuar prej tij në Gjykatën Kushtetuese, të zgjidhet nga Komisioni i Venecias, duket se nuk e ka lënë të shijoj hurmat e pjekura në Fushë Mbret në Elbasan.

Zëdhënësi i tij sulmoi pak më parë ambasadoren e Francës, duke e përshkruar si “diplomate qesharake”.

Në gjithë këtë tërbim të Ilir Metës kundër Perëndimit, vrehet një përdorim i stadarteve të dyfishta për të njëjtat çështje që janë në debat.

Standarti i dyfisht së pari vrehet në qëndrimin që ai mban ndaj Komisionit të Venecias.

Tërbimi i tij kundër Komisionit te Vencias në rastin e interpretimit të dekretit të tij mbi 30 Qershorin, apo Marsida Xhaferllarin, bie ndesh me fjalimin e tij të djeshëm për referendumin kushtetues, të cilin e kishte mbështetur të gjithë mbi punëne  Komisionit të Venecias për Kushtetën e vitit 1998.

Atëhere si ka mundësi që Komisioni i Vencias, si hartues i Kushtetutës sonë, lavdërohet për punën që ka bërë për Kushtetutën, por nuk pranohet, që po Venecia,  ta interpetoj një akt të Ilir Metës, në shkelje të Kushtetutës?

Komisioni i Venecias është aktualisht institucioni më i lart ndërkombëtar që mund ta bëj këtë dhe Shqipëria e ka pranuar jo vetëm kopetencën e tij, por dhe vendime të mëparshme të tij, në lidhje me ndryshimet e fundit kushtetuese.

Standarti i dyfishtë i Ilir Metës, që edhe lavdëron Komisionin e Venecias dhe e refuzon atë me tërbim, kur vjen puna tek shkelja e tij, është banale.

Një tjetër standart i dyfisht, lexohet qart dhe tek debai që Ilir Meta tentoi të bëj, me të drejtën e rradhës për vakancat në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, ai duhet të priste rradhën e Kuvendit, për të emëruar kandidaturën e dytë.

Ky në fakt ishte spekullim i hapur, pasi parashkimi i rradhës në ligj, ka të bëj me faktin, se cili institucion ka rradhën për të zëvendësuar një vend bosh, dhe për këtë ka rradhë, duke qenë i pari Presidenti, i dyti Kuvendi dhe e treta Gjykata e Lartë, por kjo nuk nënkupton rradhën e veprimit të këtyre institucioneve për vakancën. Secili e ushtron atë brenda 30 ditëve të vakancës së vet, pa e lidhur veprimin e vet me veprimin apo mosveprimin e dy organeve të tjerë.

Pra Presidenti Kuvendi dhe Gjykata e Lartë nuk kanë pse presin njëri tjetrin, për të bërë zëvendësimet, por respektojnë afatin e vakancës së tyre.

Dhe në fakt këtë e provi dje Ilir Meta. Ai shpalli vakancën për vendin e Besnik Muçit që i takon Presidentit. Po të ishte “serioz”, siç tentoi të dukej gjithë këtë javë, me këmbnguljen për rradhën, ai duhet të priste tani dhe vendin e Gjykatës Lartë, pastaj të shpallte vakancën për vendin që i takon Presidentit. Në fakt ka vepruar drejt dje, por ka gënjyer gjithë kohën tjetër.

Së fundmi po bëhet shumë debat qesharak, biles primitiv, debati që ambasadorët e Perëndimit në Shqipëri, tradhëtojnë të gjithë Presidentët dhe vendet e tyre dhe i shërbejnë Edi Ramës sapo shkelin në Shqipëri. Eshtë bërë banale kjo histori me gjtihë ambasadorët e SHBA që PD i akuzon se këtu tradhëtojnë Amerikën, gjithë ambasadorët e BE, që akuzohen se këtu tradhëtojnë BE, ambasadorët e OSBE,  që tradhëtojnë OSBE, dhe tashmë dhe ambasadore e Francës, që paska tradhëtuar Presidentin Macron.

Ky debat bëhet dhe më qesharak, kur bëhet nga politikan, që duan të “mbrojnë sovranitetin e Shqipërisë” nga SHBA, BE dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian, të cilat “po na rrezikojnë sovranitetin”.

Dhe këtu jemi sërisht tek një standart i dyfisht i Ilir Metës. Vet Ilir Meta në krye të Kuvendit, miratoi ndryshime kushtetuese, që ja ka dorëzuar me kushtetutë sovranitetin Bashkimit Evropian dhe SHBA, me ndryshimet e fundit kushtetuese, lidhur me Reformën në Drjetësi, ndërsa tani bën thirrje për sovranitet dhe kujton pavarësinë e Shqipërisë më 1912. Në këto kushte, edhe beteja kundër Perëndimit për sovranitetin është shkelje kushtetuese e rënd .

Kështu që Ilir Meta shkel kushtetutën dhe kur sulmon SHBA e BE si shkelëse të sovranitetit tonë. Për të mos thënë që shqiptarët më me qejf pranojnë ta kenë sovranitetin në dorë të SHBA e BE, se sa në dorë të Ilir Metës. Biles dhe me referendum po e deshi këtë pyetje.

Por e vërteta e hidhur është që Ilir Meta bën sikur këkron referendum për ndryshimet e vitit 2008, por në fakt kërkon  referendum për të ndryshuar fuqinë që i ka dhënë SHBA e BE në ndryshimet e vitit 2016. Por nuk guxon ta bëj atë pyetje se e humbet 99 për qind me 1.

ilir metes Mero Baze tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026

Prokurori, Pelikani dhe 4.5 Miliardët

20:39 / June 1, 2026

Ripërpëlitja

22:38 / May 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.