Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U arrestua për shfrytëzim prostitucioni, zbardhet dëshmia e ‘Zogut të Tiranës’: Vajzat nuk e bënin për lekë

10:30 / November 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirananews.al 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë në dritë për sa i përket operacionit “Your turn” (Radha jote) që zbuloi një rrjet prostitucioni në Tiranë ku në pranga ka rënë edhe 28-vjeçari Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës”.

Nikaj i ka mohuar akuzat duke thënë se ai nuk ka lidhje fare me prostitucionin. Sipas dëshmisë së Nikajt në polici, marrëdhëniet seksuale vajzat i kryenin me dëshirë dhe nuk paguhej asnjë lek.

“Marrëdhëniet kryheshin me dëshirë, nuk paguhej lekë. Asgjë nuk e bënim për lek. Vajzat nuk i dërgoja unë. Ata shkonin me dëshirë . Kërkonin vetë të shkonin nëpër lokale dhe jo kundrejt pagesës. Ky nuk quhet prostitucion.” mësohet të ketë thënë ‘Zogu i Tiranës’.

Nikaj u arrestua mbrëmjen e së shtunës në ambientet e një hoteli në autostradën “Tiranë-Durrës“ në kuadër të operacionit të koduar “Your Turn”, pas një hetimi 1 vjeçar nga policia dhe Prokuroria e Tiranës, përmes përgjimeve telefonike, mesazheve dhe vëzhgimeve në terren. Së bashku me ‘Zogun e Tiranës’ në pranga kanë rënë edhe tre persona të tjerë A.Gj, 47 vjeç banues në Mamurras, A.N 43 vjeç lindur në Fier dhe banues në Kanada për veprën penale të “prostitucionit” dhe 43-vjeçarja me inicialet A.B,pronare e një qendre estetike në Tiranë. Ndërkohë po hetohen në gjendje të lirë edhe dy vajza 20 e 32 vjeçare nga Tirana, të dyshuara për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Në policia ka dëshmuar edhe pronarja e qendrës estetike e cila ka deklaruar se vajzën të cilën dyshohet se e përdornin për prostitucion e ka mike prej disa vitesh.

Hermes Nikaj (Zogu i Tiranës), i cili është një emër i njohur i ekranit për shkak të pjesëmarrjes në disa emisione televizive, dyshohet të ketë rolin e menaxherit, siguronte vajza dhe gra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotele sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.

Ndërkohë 43-vjeçarja me inicialet A.B, pronare e një qendre estetike në Tiranë, biznes që e kishte kthyer në rekrutim të vajzave për prostitucion. Sipas hetimeve të kryera, 43-vjeçarja fillimisht punësonte vajza si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion duke i dërguar në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 Euro nata.

 

Deshmia hermes nikja tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.