Grida Duma ka dhënë një intervistë sot, ku ka shpallur platformën e saj për ndryshimin e sistemit politik. Ajo kërkon që kryetarët e partive të mos kenë këto kompetenca, për të qenë “supernjëshi” dhe të vendosin për gjithçka, sidomos për listat e deputetëve.
Pikërisht këtu është frika më e madhe e Dumës, e cila rrezikon që në zgjedhjet e ardhshme, nëse PD merr pjesë, të mos jetë më pjesë e listës, pas ftohjes së marrëdhënieve me Bashën. Është kjo arsyeja, që prej kohësh Duma flet nëpër mediat që e sponsorizojnë, për ndryshim të sistemit politik.
