Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shpërndante hashash pranë shkollave, në pranga 25-vjeçari

14:58 / November 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
para vjedhje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 25-vjeçar i cili shpërndante hashash pranë shkollave të kryeqytetit.

Sipas policisë V.M., nga Tirana i janë gjetur 27 doza lëndë narkotike dhe një shumë prej 63 500 lekësh të reja që dyshohet se i kishte përfituar nga ky aktivitet.

NJOFTIMI
Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 2 një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Arrestohet në flagrancë 25-vjeçari që shpërndante lëndën narkotike.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 27 doza cannabis dhe një sasi lekësh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, në bazë të të dhënave të mbledhura në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike të llojit cannabis sativa në afërsi të shkollave, kanë organizuar punën duke bërë identifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar.

Në bashkëpunim edhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit të dyshuar, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.

Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti 27 doza me lëndë narkotike, shumën prej 63 500 lekësh të reja dhe një telefon celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për hetimin e narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. M., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.