Mikesha e Hermes Nikajt, të njohur ndryshe si ‘Zogu i Tiranës’ ka folur një ditë pas arrestimit të 28-vjeçarit, që ra në pranga për ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni. E ftuar në emisionin “Pa gjurmë”, gruaja e cila ka preferuar të mbetet e paidentifikuieshme ka rrëfyer detaje nga jeta që bënte Nikaj.
Për mbrëmjen e të shtunës, mikesha e ‘Zogut të Tiranës’, gruaja shprehet se dy vajzat mund ta kenë marrë vetë 28-vjeçarin në telefon dhe i kanë thënë të shkojë në hotel sepse i prisnin dy djem. Ajo shton më tej se Nikajn e kanë përdorur femrat sipas dëshirës, pasi ai është i papërtueshëm në dreka dhe kafe ‘qyl’.
Biseda në studio
Mikesha: Shoqëria e Zogut të Tiranës janë të gjithë konsumues të lëndëve narkotike. Edhe vetë ai pi.
Gazetarja Odeta Dume: Pra ju po thoni që të shtunën mbrëma kanë shkuar për të konsumuar lëndën narkotike?
Mikesha: Po, ashtu është. Ndalo kokainën ti pra se nga kokaina vijnë këto gjëra. Të gjithë janë përdorues. Me këdo që rri Hermesi, unë e di që ata pinë drogë. Vajzat i morën për të pirë kokainë dhe për të bërë budalliqe të tjera.
Gazetarja Odeta Dume: Dmth për të kryer seks?
Mikesha: Edhe kjo ndoshta, por nuk përdor femra. Por ai nuk është ndonjë dy metra burrë dhe nuk është gangster.
Mbulohet pas femrave për arsye se gjasme ka të dashur këtë, e ka të dashur këtë. Unë mendoj se e kanë marrë nja dy shoqe në telefon zemra e ado vish të hamë të pimë se na presin dy çuna në hotel.
Kshu shkon Hermesi është i papërtueshëm, hajde pimë kafe, hajde. Vjen ai, qyl e kam thotë zemra. Femrat e kanë bërë sipas qefit Zogun, si iu donte qejfi e kanë trajtuar. Ai shkonte pas tyre sa në Vlorë, Sarandë e gjithandej.
