Adoleshentët zihen për një vajzë, 18-vjeçares i bie të fikët
Dy adoleshentë të shkollave të mesme, në Vlorë janë konfliktuar me njeri-tjetrin për arsye banale.
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites pranë pallatit të kulturës dhe universitetit Ismail Qemali.
Shkak i sherrit është bërë një vajzë 18 vjeçare, shoqe e tyre e gjimnazit.
Teksa janë konfliktuar adoleshentes, e cila dyshohet se ishte dhe motiv i konfliktit i ka rënë të fikët.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, që ka dërguar të renë në spitalin e Vlorës.
Pasi është dërguar në spital adoleshentes nuk i janë konstatuar probleme serioze, gjendja e të fiktit i është shkaktuar nga tensioni i madh dhe ankthi i kaluar në momentin e konfliktit.
