Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka po e ndjek hap pas hapi situatën e krijuar pas tërmeteve, bashkë me Shtabin e Emergjencave në Qendrën e Bashkuar Operacionale të Forcave të Armatosura.
400 efektivë të batalionit te xhenios, forcave komando, forcave speciale dhe Forcës Tokësore janë në terren në operacionet e kërkim shpëtimit dhe ngritjen e çadrave për strehimin e familjeve, banesat e të cilave janë dëmtuar.
Qendra e Bashkuar Operacionale në funksion të plotë për koordinimin me strukturat vendore dhe ato qëndrore.



