Autoriteti Aeroportit Civic (AAC) informon udhëtarët që fluturojnë nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë se puna në aeroport vijojnë normalisht.
AAC njofton se, se si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit mëngjesin e sotëm në orën 03:54 minuta, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, u bë evakuimi i menjëhershëm i udhëtarëve drejt pikave të grumbullimit, si në zonë tokësore, po ashtu dhe në zonë ajrore.
Menjëherë u kontrollua terminali, pista dhe zonat e manovrimit, i gjithë perimetri dhe stacionet e karburantit. Nga kontrollet e bëra nuk rezultoi të kishte dëme nga tërmeti, citon AAC-ja.
Ndërkohë që në orën 04:28 minuta, situata u normalizua dhe operimet filluan normalisht. Për shkak të situatës së krijuar, fluturimi për në Beograd u nis me 30 minuta vonesë.
