Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zëdhënësi i qeverisë gjermane reagon pas tërmetit tragjik në Durrës: Në gatishmëri për të ofruar ndihmë për Shqipërinë

17:49 / November 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
termeti 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Solidarizimi me Shqipërinë e tronditur nga tërmeti është i madh. Gjermania e ka ofruar ndihmën e saj për të dërguar skuadra shpëtimi.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffan Seibert postoi ne twitter:

“Jemi me mendje te viktimat e tërmetit të rëndë në Shqipëri dhe vendet fqinje. Gjermania ka ofruar ndihmën e saj. Një ekip i Agjencisë Federale të Ndihmës Teknike (THW) është në gatishmëri për të mbështetur Shqipërinë në kuadër të strukturës së BE-së në përgjigje të krizave”, i tha një zëdhënës i qeverisë gjermane sot Deutsche Welles.

Sipas THW-së në gatishmëri është Njësia e shpëtimit të shpejtë për jashtë (SEEBA). “Nëse SEEBA do të thirret për ndihmë, këtë e vendos Shqipëria”,  i tha  Deutsche Welles të martën një zëdhënës i THW-së.

Njësia e shpëtimit të shpejtë për jashtë (SEEBA) përbëhet nga gjithsej 70  ndihmës  që mobilizohen brenda gjashtë orësh. Njësia është e speializuar në gjetjen e personave të fshehur nën rrënoja duke vënë në përdorim qentë e zbulimit ose mjete teknike.

Ndërkohë edhe ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, ka shprehur nëpërmjet një mesazhi në Twitter solidarizimin e tij me popullin shqiptar.  “Mendimet e mia dhe solidaritet i sinqertë me njerëzit në Shqipëri që u goditën nga një tërmet i tmerrshëm”, shkroi politikani socialdemokrat.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama anuloi të martën vizitën e tij në Berlin, ku do të merrte pjesë në një konferencë të Fondacionit Körber për politikën e jashtme dhe multilateralizmin. Rama do të takohej në Berlin  edhe me presidentin e Gjermanisë Frank Walter Steinmeier.

Ndërkohë një aktivitet i përbashkët i ambasadës së Kosovës dhe ambasadës së Shqipërisë në Berlin që do të zhvillohej ditën e mërkurë, në prag të festave kombëtare të Shqipërisë, është anuluar me kërkesë të Shqipërisë./DW/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“S’e harroj dot!”/ Vrasja në Korçë, dëshmitarja: E pashë djalin të shtrirë, gjaku i rridhte nga koka

21:41 / August 8, 2026

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete

21:38 / August 8, 2026

Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura/ Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati

21:03 / August 8, 2026

Sherr mes të dënuarve në burgun e Fierit, përfundojnë në spital. Si nisi konflikti

13:40 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.