Ndërron jetë në spitalin e Traumës, Diena Meçe, e cila u shpëtua disa orë më parë nga forcat RENEA. 30-vjeçarja doli e gjallë nga rrënojat ndërsa vajza e saj vetëm 8 vjeç humbi jetën nën rrënoja. Edhe pse nëna 30-vjeçare arriti që të nxirrej e gjallë, nuk u mbijetojë dot plagëve të marra.
Mësohet se pak vite më parë bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë gjithashtu si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
